Përplasje brenda LDK-së në Malishevë (Video)
Kjo është përçuar nëpërmjet Januz Kastratit dhe Rrahim Morinës të dy asambleistë në Kuvendin Komunal në Malishevë.
Januz Kastrati së bashku me 6 asambleistë i kanë nisur një kërkesë kryesuesit ku kanë kërkuar që çështja e anëtarëve të diskutohet si pikë e veçantë e rendi të ditës në mbledhjen e Kuvendit Komunal e cila u mbajt me datë 28.10.2016.
Kjo kërkesë është kundërshtuar nga bashkëparitaku i tij dhe njëherit nënkryetari i degës së LDK-së në Malishevë Rrahim Morina i cili e ka akuzuar Kastratin se ai nuk po i njeh strukturat e zgjedhura të LDK-së.
Por, kjo është kundërshtuar nga Kastrati i cili ka thënë se ai i njeh strukturat e LDK-së por se ai bashkë me gjashtë asambleistë të LDK-së nuk e njohin Rrahim Morinën si kryetar të grupit të asambleistëve të LDK-së dhe se për ata Filloreta Bytyçi është kryetare e grupit.



