Përplasje mes aleatëve perëndimorë dhe Rusisë në Këshillin e Sigurimit

Përplasje mes aleatëve perëndimorë dhe Rusisë në Këshillin e Sigurimit

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka mbajtur mbledhjen e saj këtë të premte, me temë sulmet ushtarake ndaj spitaleve në Siri, të cilat ndodhën këto tre javët e fundit. Ky diskutim u kthye në konfrontim mes fuçive perëndimore në një anë dhe Rusia me Sirinë në anën tjetër.

Ndërkohë që zona e luftimeve është kryesisht e mbrojtur nga Rusia dhe Turqia, të cilat u pajtuan gjatë shtatorit të kaluar që ta krijojnë një zonë të përbashkët të mbrojtur, raporton Euronews, transmeton Gazeta Express.

Sipas OKB’së, rreth tre milionë civilë janë në rrezik.

“Me qenë se e dimë që Rusia dhe Siria janë të vetmet vende të cilat mund t’i fluturojnë aeroplanët e tyre në atë zonë, atëherë e kemi përgjigjen. Janë forcat ruse dhe siriane” tha Ambasadori i Britanisë së Madhe në OKB, Karen Pierce.

Ambasadori në detyrë i SHBA’së, Jonathan Cohen tha që Rusia dhe Siria janë përgjegjëse për sulmin në qendrat shëndetësore. Ai tha situata është “alarmuese” për shkak se spitalet të cilat u sulmuan, ishin në listën e OKB’së si ndërtesa të mbrojtura.

Ndërsa ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia, tha se forcat ruse dhe siriane nuk kanë shënjestruar civilët ose infrastrukturën civile.

Ai vëri në pikëpyetje pretendimet e vendeve perëndimore, duke kërkuar nga OKB’ja, që t’i vërtetojë të gjitha pretendimet e shteteve tjera.

“Ne kategorikisht i mohojnë akuzat se kemi dhunuar ligjin ndërkombëtar për të drejtën humanitare” tha ai, duke shtuar se “Qëllimi ynë janë terroristët”.

Shpërndaje në: