Përplasje mes avokatit të Veselit dhe Speciales: Keni qenë me vite larg gati për t’i kryer arrestimet

Përplasje mes avokatit të Veselit dhe Speciales: Keni qenë me vite larg gati për t’i kryer arrestimet

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka kritikuar Prokurorinë Speciale, duke thënë se kanë arrestuar ish-krerët e UÇK-së, pa qenë gati dhe se sipas tij kjo Prokurori duhet të kërkojë falje ose të përgjigjet pse ka vepruar kështu.

“Kanë arrestuar persona kur kanë qenë me vite larg gati. Dhe prokurorja ngritet dhe thotë se për shkak të pandemisë Covid-19 dhe ata do të duhet të ishin gati. I kërkojë prokurorisë të përgjigjen ose të kërkojnë ndjesë.”, ka thënë ai.

Mirëpo, Prokuroria Special nuk kërkoi ndjesë dhe as nuk u përgjigj në pyetjen e drejtuar nga avokati i Veselit.

“Prokuroria nuk ka komente për atë që ka thënë mbrojtja.”, ka thënë Prokurorja e Speciale.

Avokati i Thaçit dhe Veselit kërkuan që të shtyhet afati për analizimin e dosjeve që iu janë dhënë nga ana e Prokurorisë.

“Mbrojtja ka bërë kërkesat për dokumentet, çdo gjë tjetër kërkon një analizë të më tutjeshme. Nndërkohë neve po na kërkohet ta bëjmë punën që do të duhej ta bëjë Prokuroria… Një prokurori e ndershme nuk paraqitet para gjykatës me 68 mijë dokumente.”, ka thënë avokati i Veselit./Periskopi/

Shpërndaje në: