Përplasje mes Edi Ramës dhe Blendi Fevziut

Përplasje mes Edi Ramës dhe Blendi Fevziut

Si mund ta bësh këtë pyetje. Pse gënjen? Je një gënjeshtar”, ka thënë Rama duke iu drejtuar gazetarit Fevziu.

Intervista e tensionuar dhe e mbushur me plot akuza mes autorit të emisionit “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama ka eskaluar kur është hapur tema e kalimit të refugjatëve sirian në Shqipëri.

Në fund të emisionit, Fevziu ka kërkuar nga Rama që të shikoj një video me pamje të refugjatëve shqiptar të xhiruara me 25 shkurt 1991, përpara se ta pyes Ramën për çështjen e refugjatëve sirian që priten të vijnë në Shqipëri.

“A ju duket korrekte që sot si kryeministër i Shqipërisë, një njeri që ka përjetuar dramën e ikjes shqiptare të mbylli kufijtë për emigrantët sirian që ikin nga e drama e njejtë”, ka pyetur Fevziu, Ramën i cili ka reaguar ashpër duke e quajtur gënjeshtar.

“Si mund ta bësh këtë pyetje. Pse gënjen? Je një gënjeshtar”, ka thënë Rama, i cili nuk i ka shikuar shumicën e pamjeve të refugjatëve shqiptar.

Shpërndaje në: