Përplasje mes UEFA dhe FIFA – plani për organizimin e Kupës së Botës çdo dy vite nuk po has në mirëkuptim

Përplasje mes UEFA dhe FIFA – plani për organizimin e Kupës së Botës çdo dy vite nuk po has në mirëkuptim

Presidenti i UEFA, Ceferin, ka shprehur shqetësimin e tij për planet që Kupa e Botës të zhvillohet çdo dy vite.

FIFA po shqyrton mundësinë që të bëjnë më të shpeshtë kompeticionin më të madh të futbollit në botë, por UEFA nuk preferon një lëvizje të tillë, përcjell Periskopi.

Presidenti i UEFA ka thënë se nuk ka asnjë konsultë nga FIFA me UEFA, dhe ky ndryshim do të kishte impakt të madh, përcjell Periskopi.

Ceferin ka thënë po ashtu se asnjë nga shtetet apo ligat që janë nën UEFA nuk janë njoftuar për këtë plan.

FIFA në anën tjetër ka avancuar mjaft mirë me PR për planin e saj lidhur me Botërorin. /Periskopi/

Shpërndaje në: