Përplasje në MPJD, kolegu ia thyen me forcë derën zyrtarit nga Departamenti që mbulon rajonin

Përplasje në MPJD, kolegu ia thyen me forcë derën zyrtarit nga Departamenti që mbulon rajonin

Një incident brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka ndodhur muajin e kaluar, kur një zyrtar i lartë ka hyrë me forcë në zyrën e kolegut të tij, derisa ka qenë në pushim pa pagesë.

Ngjarja nuk është mohuar nga zyrtarët e përfshirë, sqarime nuk kanë ofruar as nga Policia e Kosovës dhe as nga MPJ-ja, bën të ditur Koha.net, përcjell Periskopi.

Burime të ‘Koha’, bëjnë të ditur se udhëheqësi i Departamentit për Shërbime të Përgjithshme, Ragip Zejnullahu, ka hapur me forcë derën e zyrës së, Amir Hazirit, i cili mbulon Departametin për Rajon.

Incidenti, siç mëson Koha, ka ndodhur më 5 korrik, kohën kur Haziri gjendej në pushim.

Aty dyshohet se kolegu i ka marrë disa dokumente nga zyra e Hazirit.

Me rastin është e njoftuar Policia e Kosovës, por nuk ka dhënë edhe më tej ndonjë përgjigje.

“Krejt çka mundem me thanë është, ju lutem thirreni Ministrinë dhe Policinë, kurrgjë nuk muj me ditë çka ka ndodhë. Jam në pushim, kur të dal në Ministri i takoj kolegët dhe e shoh çfarë është çështja, çka ka ndodh e çka po ndodh”, ka deklaruar Amir Haziri. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: