Përplasjet në Partinë Demokratike, reagon Edi Rama

Përplasjet në Partinë Demokratike, reagon Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas tollovisë që u krijua të selia e Partisë Demokratike në Tiranë.

Për tërë këtë situatë, Rama ka zgjedhur të reagojë me një thënie të aktorit dhe regjisorit amerikan, John Wayne.

“Jeta është e vështirë, por budallenjtë e vështirësojnë atë edhe më shumë”, është thënia që ka publikuar Rama.

Ndryshe, në Tiranë të Shqipërisë ka përfunduar protesta e mbështetësve të ish-kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasi Policia, duke përdorur topa uji dhe gaz lotjsellës, largoi protestuesit nga selia e PD-së.

Protesta e 8 janarit u thirr nga ish-kreu i PD-së, Berisha për të marrë kontrollin e selisë së partisë. Ai ka argumentuar se lideri i PD-së, Lulzim Basha është “shkarkuar” nga ky post, përmes një referendumi brendapartiak të zhvilluar dhjetorin e vitit të kaluar. Këtë referendum e kishte iniciuar nga Berisha.

Protesta u mbyll mbi tri orë pas fillimit të saj, teksa Berisha paralajmëroi se nuk do të heqë dorë nga qëllimet e tij për të marrë kontrollin e selisë së PD-së.

Protestuesit tentuan të hynin në selinë e PD-së, por pak orë pas nisjes së protestës, selia u rrethau nga njësitet policore dhe autoritetet e rendit thanë se një qytetar dhe një polic janë plagosur lehtë gjatë përplasjeve.

Policia tha se ndërhyrja u bë me kërkesë të një grupi të deputetëve të Partisë Demokratike “të cilët kanë kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i rrezikohej jeta nga protestuesit”, u tha në njoftim.

Shpërndaje në: