Përsëri shtrenjtohet nafta në Kosovë, qytetarët: Rroga mesatare nuk e përballon këtë çmim

Përsëri shtrenjtohet nafta në Kosovë, qytetarët: Rroga mesatare nuk e përballon këtë çmim

Derivatet përsëri kanë nisur të shtrenjtohen. Çmimi i naftës tani është ngritur deri në tre centë, si pasojë e lëvizjeve në tregun e jashtëm.

Ky ndryshim është vërejtur nga qytetarët, të cilët nuk e kanë pritur mirë këtë lajm.

“Keq është boll se ne me rroga jemi mesatare” tha një qytetar për Klan Kosova.

“Shtrenjtimet që janë për momentin në Kosovë, qytetarët e Kosovës me rrogat minimale dhe mesatare që i kanë nuk munden me i përballu”, tha një qytetar tjetër.

Megjithatë, çmimi pritet të normalizohet gjatë këtij muaji.

Ndryshime në tregun botëror mund të shkaktojnë edhe trazirat në Kazakistan, shtet ky eksportues i naftës.

Në Shoqatën e Naftëtarëve thonë se kjo situatë ka pak gjasë të ndikojë në Kosovë.

VIDEO

Shpërndaje në: