Përsëri u abuzua në formë racore Anglia: Reagime të ashpra nga kryeministri e kryetrajneri

Përsëri u abuzua në formë racore Anglia: Reagime të ashpra nga kryeministri e kryetrajneri

Gareth Southgate – trajneri i kombëtares së Anglisë – i ka bërë thirrje FIFA-s që të ndërmarr veprime të fuqishme pasi tifozët hungarezë i shënjestruan lojtarët e tij me brohorima majmunësh në fitoren 4-0 në Budapest. Një gjë të tillë e ka bërë edhe kryeministri i këtij vendi. 

Hungaria tashmë ishte urdhëruar nga UEFA që t’i luajë tri ndeshjet e radhës prapa dyerve të mbyllrua “për shkak të sjelljes diskriminuese” të tifozëve të saj në Euro2020.

Por, meqë loja e mbrëmshme ishte nën jurisdiksionin e Fifa-s, tifozët e fëlliqtë hungarezë provuan t’ia bëjnë jetën të vështirë Anglisë në Puskas Arena, raporton Guardian, përcjell Periskopi.

Kishte brohorima poshtërimi kur lojtarët e Anglisë u ulën në gjunj për t’i dalë kundër diskriminimit racor.

Lojtarët e Anglisë u sulmuan edhe me gjësende të forta nga tifozët.

Kamerat televizive shfaqën të paktën një fans që bënte gjeste majmuni, dhe Southgate, që tha se njerëzit që i sulmonin lojtarët e tij ishin dinosaurë, ngulmoi që autoritetet të ishin më të ashpra ndaj Hungarisë.

Thirrje për veprime kundër Hungarisë bëri edhe kryeministri Boris Johnson.

“Është krejtësisht e papranueshme që lojtarët e Anglisë u abuzuan në mënyrë racore mbrëmë,” – u shpreh Johnson. /Periskopi

Shpërndaje në: