Përsëriten zgjedhjet në Tërnoc, edhe një mundësi për Shaip Kamberin të hyjë në kuvendin e Serbisë

Përsëriten zgjedhjet në Tërnoc, edhe një mundësi për Shaip Kamberin të hyjë në kuvendin e Serbisë

Zgjedhjet në Tërnoc do të mbahen për herë të katërt, dhe kjo do të jetë edhe një mundësi për Shaip Kamberin që të futet në Kuvendin e Serbisë.

Se Gjykata e ka aprovuar ankesën e Kamberit për rivotim në Tërnoc, e ka konfirmuar vetë Kamberi.

“Po, sot është aprovuar ankesa jonë për rivotim në Tërnoc”, ka thënë Kamber shkurt për Express.

Kandidatit për deputet, Shaip Kamberit, i nevojiten gjithsej 610 vota për të hyrë në Kuvendin e Serbisë.

Në votimin e fundit Kamberi nuk kishte arritur që të bëhej deputet për pak vota.

Shpërndaje në: