Persona të maskuar “pushtojnë” sheshin e Prishtinës, policia i arreston

Persona të maskuar “pushtojnë” sheshin e Prishtinës, policia i arreston

Dhjetë persona janë shoqëruar sot në stacionin e Policisë së Kosovës në Prishtinë, pasi që të njëjtit kanë shqetësuar qytetarët në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.

Personat të cilët ishin të maskuar, kanë ecur nëpër shesh duke shkaktuar kështu shqetësim tek qytetarët që ishin duke kaluar aty.

Zëdhënësja e Policisë, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti a kanë thënë për Periskopin se personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion dhe ndaj tyre janë shqiptuar gjoba.

“Sot rreth orës 18:00, në shesh në Prishtinë policia ka ndaluar dhe shoqëruar në stacion policor 10 persona. Personat në fjalë të cilët me vete kishin dy qenë, kanë parakaluar në sheshet e Prishtinës të maskuar duke ju shkaktuar shqetësim qytetarëve që ishin prezent në atë zonë”, kanë thënë Ahmeti.

Pas intervistimit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, dhjetë të dyshuarit janë liruar dhe ndaj tyre janë shqiptuar gjoba për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Shpërndaje në: