Personi që përpiu telefonin është i burgosur, gjendja e tij shëndetësore është e mirë

Personi që përpiu telefonin është i burgosur, gjendja e tij shëndetësore është e mirë

Para disa ditësh u raportua se një 33 vjecar ka përtypur një telefon mobil dhe ishte dashur ndërhyrja kirurgjike që t’i largohej nga trupi.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express Florent Gashi, zyrtar i lartë për komunikim në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

“I burgosuri, A. A, i dënuar me 4 vite per veprën penale, Vjedhje e rende. Me 30.08.2021 ka njoftuar se ka gëlltitur telefonin mobil dhe ka kërkuar ndihme mjekësore. Pasi është vizituar nga mjeket e qendrës, menjëherë është dërguar ne Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku edhe  i është bere fotografimi Rentgen. Ne fotografim është vërtetuar se i njëjti ka gëlltitur telefonin mobil, menjëherë është nisur per ne SHSKUK, ku edhe është intervenuar. Pas intervenimit, i burgosuri ne fjale është kthyer ne QP Mitrovicë, gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe po vizitohet nga mjeket e qendrës”, ka thënë ai për Express.

33 vjecarit i ishte larguar telefoni nga trupi me anë të një ndërhyjre kirurgjikale.

Kjo është bërë e ditur nga specialisti i gastroenterologjisë, Skender Telekaku me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Tutje ai ka treguar se kjo ndërhyrje është bërë pa e prerë lukthin fare. Ai kishte shpërndarë një video duke treguar se si është larguar telefoni nga trupi i 33 vjecarit.

Shpërndaje në: