Personi që pozoi me trupin e pajetë të Diego Maradonës e ka dorëzuar veten në polici

Personi që pozoi me trupin e pajetë të Diego Maradonës e ka dorëzuar veten në polici

Punëtori i funeraleve i cili pozoi me trupin e pajetë të Diego Maradonës në arkivol e ka dorëzuar veten në polici.

”Marca” raporton se Diego Antonio Molina, i cili ka lënë edhe punën në funeralin e Buenos Airesit, pozoi me trupin e ikonës së futbollit dhe tash e ka dorëzuar veten, transmeton Periskopi.

Maradona vdiq të mërkurën e kaluar pas një sulmi në zemër në shtëpinë e tij.

Veprimi i punëtorit të funeraleve nxiti shumë reagime, poashtu edhe hetime me kërkesë të përfaqësuesve të ish-lojtarit.

Molina tash është dorëzuar në polici. Në raportin e gazetës spanjolle gjitahshtu përfshihet një intervistë e ‘Radio 10’ me Claudio Fernandezin, i cili poashtu u përfshi në incident.

”Ne po e akomodonim atë para se ta largonim dhe biri im, si çdo fëmijë, bëri foton,” tha Fernandez.

Hetimi po vazhdon për të kuptuar si fotot u publikuan online dhe qarkulluan gjërësisht. Ne nuk do t’i paraqesim në këtë artikull në shenjë respekti. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: