Peruja s’di çka të bëj me trupin e profesorit të filozofisë që çoi në vdekjen e zhdukjen e 70 mijë njerëzve

Peruja s’di çka të bëj me trupin e profesorit të filozofisë që çoi në vdekjen e zhdukjen e 70 mijë njerëzve

Më 11 shtator 2021 u bënë njëzet vjet nga sulmi terrorist i 11 shtatorit ndaj ShBA-ve. Po më 11 shtator, në burg, vdiq lideri i një grupi shumë të famshëm terrorist në botë. Por, Peruja nuk po e di se çka të bëj me trupin e tij.

Zyrtarët perujanë pritet të vendosin të hënën [sot, 13 shtator] se çka të bëjnë me trupin e themeluesit të grupit rebel “Udha e Shkëlqyer” [Shining Path].

Rreth 70 mijë njerëz kanë vdekur apo janë zhdukur në konfliktin mes këtij grupi terrorist që avokonte politika Maoiste dhe shtetit peruan.

Ka frikë se nëse varroset, varri i tij do të bëhet vend pelegrinazhi, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Kush ishte grupi terrorist në fjalë?

Abimael Guzman vdiq në moshën 86 vjeçare në burg ku po shlynte dënimin me burgim të përjetshëm për terrorizëm dhe tradhti.

Revolucionari vdiq vetëm një ditë para përvjetorit të 29 të kapjes së tij. Ai kishte themeluar Partinë Komuniste të Perusë në vitin 1969.

Në vitet ’60 dhe ’70, Guzman kishte qenë profesor i filozofisë i ndikuar fort nga Marksizmi, Leninizmi dhe Maoizmi. Ai kishte zhvilluar një ideologji që theksonte fuqizimin e popullit indigjen.

Gazetari Theodore Dalrymple, kishte shkruar se “brutaliteti më mizor, të cilin e kam parë është kryer nga Sendero Luminoso [Shining Path], në ditët kur dukej e mundur të vinin në pushtet. Nëse do të merrnin pushtetin, mendoj se masakrat e tyre do t’i linin shumë larg ato të Kmerit të Kuq. Si doktor, jam mësuar me pamje të pakëndshme, por asgjë s’më kishte përgatitur për atë që do të shihja në Ayacucho, ku Sendero u zhvillua nën udhëheqjen e profesorit të filozofisë, Abimael Guzmanit.” /Periskopi

Shpërndaje në: