Përurohet në Burrel-Memorial për UÇK në kujtim të të rënëve për Kosovën

Përurohet në Burrel-Memorial për UÇK në kujtim të të rënëve për Kosovën

Është përuruar, Memoriali në kujtim të pritjes dhe stërvitjes së shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999. Qyteti që priti dhe përcolli shumë shqiptarë të Kosovës, sot u nderua nga familjarët e dëshmorëve të UÇK-së, që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Nga sot qyteti i Burrelit do të ketë një simbol të luftës së Kosovës.

Me iniciativë të familjarëve të dëshmorit Halil Gashi nga Ladovica e Prizrenit, dhe me mbështetjen e Bashkisë Mat, u inaugurua Memoriali që ka të gdhendur kujtesën për periudhën e stërvitjes së vullnetarëve që luftuan për clirimin e kosovës nga paramilitarët serbë.

Shtabi i Brigadës 28/128-S i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhuruan një çertifikatë mirënjohje për të gjithë ata që bashkëpunuan për realizimin e këtij Memoriali dhe banorët që kontribuuan në vitin e vështirë 1999.

Shpërndaje në: