Përveç Abdixhikut, Kurti fton edhe liderët tjerë opozitarë në takimin e nesërm

Përveç Abdixhikut, Kurti fton edhe liderët tjerë opozitarë në takimin e nesërm

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka ftuar për të dielën në takim liderët e opozitës për të diskutuar për çështjen e sigurisë në vend, pas situatës së krijuar në veri.

Kurti ka ftuar në takim të dielën liderin e opozitës, kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi, kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun dhe atë të AAK-së Ramush Haradinaj.

Ende nuk dihet koha kur do të mbahet ky takim, por këto burime bëjnë të ditur se arsyeja e takimit është konsultimi për gjendjen e tensionuar në veri.

Megjithatë, një burim tjetër ka bërë të ditur se ky takim pritet të mbahet nesër në mëngjes.

Shpërndaje në: