Përveç Andi Zeqirit, edhe ky talent është në pritje të dokumentacionit për t’iu bashkuar Kosovës

Përveç Andi Zeqirit, edhe ky talent është në pritje të dokumentacionit për t’iu bashkuar Kosovës

Përveç Andi Zeqirit, sulmuesit që shumë shpejt pritet të kalojë në Premier League tek skuadra e Brighton, Kosovës do t’i bashkohet edhe një talent nga Zvicra.
Fjala është për mesfushorin e Saint Gallen, 21 vjeçarin Betim Fazliji i cili pritet të jetë pjesë e kombëtares A të Kosovës në muajin nëntor, në qoftë se kompletohet dokumentacioni në kohë.

Lojtari ka konfirmuar negociatat me Bernard Challandes dhe është pjesë e planeve të trajnerit sipas Kohës.

“Kisha shumë oferta, edhe nga Bundesliga por nuk mendoj se është momenti i duhur. Nuk dua të shkojë në Gjermani e pastaj të rri në bankën rezervë. Dua të bëjë hapa përpara dhe të vazhdojë me suksese me ekipin dhe Kosovën” – u shpreh ai.

Kujtojmë që Kosova në fillim të muajit tetor luan dy ndeshje të rëndësishme, ndaj Maqedonisë së Veriut Play Off-in e Nations League si dhe ndaj Sllovenisë në kuadër të Nations League edicionit të dytë.

Shpërndaje në: