Përzihet pak edhe Millorad Dodiku: Ndërkombëtarë, mos e lejoni Prishtinën të veprojë më si dje

Përzihet pak edhe Millorad Dodiku: Ndërkombëtarë, mos e lejoni Prishtinën të veprojë më si dje

Millorad Dodiku i Presidencës serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë, ka thënë se ‘sulmi ndaj qytetarëve serbë të dorëzuar në” – sic i referohet ai – “provincën jugore të Serbisë, ka shokuar jo vetëm popullin serbë në këtë vend, por në të gjithë rajonin”.

“Sjelljet e tilla nuk kanë asnjë justifikim dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë dhe ta ndalojë policinë e Kosovës, e cila do të jetë përgjegjëse për çkado që ndodhë në të ardhmen”, ka thënë Dodiku, përkthen Periskopi.

“Përdorimi i armëve për të lënduar popullin serb në Kosovë, nuk duhet të lejohet më”, ka thënë Dodiku./Periskopi

 

 

Shpërndaje në: