Pesë Dervishaj nga Kosova shkuan për ta mbështetur protestën e Berishës, arrestohen nga policia

Pesë Dervishaj nga Kosova  shkuan për ta mbështetur protestën e Berishës, arrestohen nga policia

Në protestën e thirrur nga ish kryeministri në selinë e PD morën pjesë dhe persona nga Kosova, të cilët kërkonin shkarkimin e Lulzim Bashës.

Ata janë shoqëruar ditën e djeshme nga policia dhe janë identifikuar si:Valdrin Dervishaj, 33 vjeç; Arben Dervishaj, 38 vjeç; Arben Dervishaj, 39 vjeç; Qendrim Dervishaj, 26 vjeç; Orges Dervishaj, 20 vjeç.

Ndërkohë ka arritur në 60 numri i të shoqëruarve për dhunën në protestën e ditës së djeshme në selinë blu.Protesta e thirrur nga Seli Berisha në selinë e PD, nisi dje në mesditë dhe mbështetësit e Berishës dhanë shenjat se vazhdimi do ishte i dhunshëm.Ata nisën të shajnë dhe fyejnë të gjithë deputetët që mbështesin Bashën. I pari ishte deputeti Xhelal Mziu, shkruan top channel.

Me të njëjtën situatë u gjend edhe Roland Bejko, anëtar i kryesisë të kësaj force politike i cili edhe u godit teksa donte të hynte në selinë blu. Mbështetësit e Berishës e detyruan të largohej.“Më goditi njeri që e mbajta me bukë”, tha Bejko.

Sali Berisha mbërriti ekzaktësisht rreth orës 12 në oborrin e PD, ndërkohë që Lulzim Basha për të evituar incidentet hyri në seli që në orën 8:00. Ky ishte mesazhi i parë nga Sali Berisha.Misioni protestuesve ishte i qartë. Futja me çdo kusht në selinë blu.

Ata mundën të hynë vetëm më katin e parë e tentuan pa sukses të çmontonin dyert e blinduara që të çojnë në katin e dytë.

Tentativa për të marrë selinë vijoi nga jashtë përmes shkallëve. Ata që donin të realizonin futjen nga dritaret u përballën me gaz lotsjellës i hedhur nga brenda selisë së PD.

Vendosmëria për të marrë selinë u përqendrua në një derë anësore duke vënë në përdorim leva e varre.

Nga të vetmet të çara që mundët të bënin, morën mbrapsht një sasi të madhe gazi lëshuar nga brenda.Pas më shumë se dy orë protestë, selia e PD u kthye në një zonë krimi me dëme të shumta në pjesën e përparme të saj. Ndërhyrja e policisë me kërkesën e PD bëri që të shpërndaheshin protestuesit ndërsa Berisha ndodhej brenda selisë.

Më pas, Berisha u largua në drejtim të Kryeministrisë ku edhe lajmëroi shpërndarjen e protestës.“Shpërndahemi të merremi me të plagosurit dhe të arrestuarit”, tha Berisha.

Brenda në selinë e PD qëndruan drejtuesit, deputetët mbështetës të Bashës që mbrojtën dyert dhe policia në oborr.

Shpërndaje në: