Pesë ditë pasi nënshkroi kontratë, sulmuesi kosovar largohet nga klubi i Shqipërisë

Pesë ditë pasi nënshkroi kontratë, sulmuesi kosovar largohet nga klubi i Shqipërisë

Dren Gashi është larguar nga Erzeni, vetëm pesë ditë pasi u zyrtarizua te ky klub.

Më 19 korrik, klubi shqiptar njoftoi për marrëveshjen e arritur me sulmuesin nga Kosova.

Por, 28-vjeçari ka ndërprerë kontratën dhe është larguar tashmë nga Erzeni.

Kështu ka njoftuar klubi nga Kategoria Superiore këtë të diel.

Në njoftimin e klubit nuk janë bërë të ditura arsyet e prishjes së kontratës brenda një afati kaq të shkurtër.

Ndryshe, Gashi në gjysmë-sezonin e fundit ishte pjesë e Dukagjinit në Superligën e Kosovës, teksa pjesa e parë e të sezonit 2021/22 e kaloi te Feronikeli.

Dren Gashi ka luajtur edhe për shumë skuadra tjera kosovare. Ai u aktivizua te Prishtina, Drenica, Gjilani, Drita, Flamurtari e Ferizaj – teksa për një sezon ka luajtur edhe te Egnatia në Shqipëri.

Shpërndaje në: