Pesë persona e harrin koordinatorin e Panelit për lirim me kusht
Me të parë, e kanë sulmuar me grushte e shqelma. Pas lëndimeve të marra, ai është trajtuar në QKUK, shkruan sot Koha Ditore.
Arsyet e sulmit Duraku ka thënë se nuk i di. Edhe Policia e Kosovës nuk ka dhënë ndonjë detaj rreth këtij rasti. Ka thënë vetëm se deri më tani nuk është arrestuar askush.
Në anën tjetër, Këshilli Gjyqësor i Kosovës e ka dënuar këtë sulm duke e konsideruar si sulm ndaj drejtësisë, si dhe ka kërkuar që kryerësit të vihen sa më parë para drejtësisë.
Për rrethanat e kësaj ngjarjeje “Koha Ditore” fillimisht e ka kontaktuar vetë Durakun, i cili ka thënë se është duke u trajtuar në QKUK.



