Pesë gabimet më të mëdha të Jose Mourinhos që kur u bë trajner i Manchester United (Foto)

Pesë gabimet më të mëdha të Jose Mourinhos që kur u bë trajner i Manchester United (Foto)

Jose Mourinho erdhi me shumë bujë në stolin e Manchester Unitedit, por pas eliminimit nga Sevilla në Champions League është duke u kritikuar shumë nga tifozët e klubit anglez

Trajneri portugez erdhi në ‘Old Trafford’ në vitin 2016 dhe deri më tani ka fituar tre trofe, League Cup, Europa League dhe Community Shield, tranmeton Periskopi.

Portali i njohur për statistika ‘Squawka’ ka zbuluar pesë gabimet më të mëdha të tij që nga ardhja tek United.

5. Qasja e njejtë e lojës pothuajse në çdo ndeshje.

Problemi kryesor i Mourinhos te ‘Djajtë e Kuq’ është se pavarësisht kundërshtarit ai luan lojë defanzive. Nuk ka rëndësi a luan ndaj Stoke apo ndaj Liverpoolit, skuadra do të luajë në mënyrë defanzive dhe nuk do t’ia dalë që t’i kënaqë tifozët.

4. ‘Loja’ e mençur në tregun e transferimeve.

‘Special One’ di se si ta sjellë në skuadër një lojtar dhe të rrallë janë ata që e refuzojnë teknikun portugez. Gabimet që i bëri ai janë se i dha rastin disa lojtarëve të tregojnë vetën, por deri më tani ata janë largë pritshmërive dhe është Mourinho ai që po e paguan çmimin, pasi po kritikohet vazhdimisht.

3. Insiston që të luajë vetëm më formacionin 4-2-3-1.

Ky është gabimi i radhës i Mourinhos. Lojtarët më të mirë të Unitedit janë Pogba dhe Sanchez. Mesfushori francez është më i mirë kur formacioni është 4-3-3 ndërsa kiliani është më i mirë në 3-4-2-1, por mund të funksionojë mirë edhe me 4-3-3 duke luajtur si anësor i djathtë. Pavarësisht kësaj ‘Special One’ vazhdon të luajë me 4-2-3-1.

2. Raportet jo të mira me tifozët e Unitedit.

Jose Mourinho nuk ka krijuar raporte te mira me tifozët dhe pas eliminimit nga Sevilla në Champions League kishte dhënë deklarata që kishin bërë nervozë shumë tifozë të klubit anglez.

“Unë jam ulur në këtë karrige edhe më parë në Champions League, e kam eliminuar Unitedit dy herë, një herë me Porton dhe një herë tjetër me Realin, kështu që nuk ka asgjë të re për këtë klub ky eliminim nga Sevilla,” kishte thënë Mourinho pas ndeshjes me Sevillan.

1. Sjellja jo e mirë me Luke Shaw, Paul Pogba dhe Anthony Martial.

Gabimet më të mëdha të Mourinhos janë trajtimi i lojtarëve si Shaw, Pogba e Martial. Ai i ka kritikuar haptazi disa herë këta lojtarë derisa mesfushori francez shumë lehtë në verën e këtij viti mund të ‘ikë’ nga ‘Old Trafford’ shkaku i injorimit që po ia bën tekniku portugez. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: