Pesë gjëra që mësuam nga derbi i Manchesterit
Para pak minutash ka përfunduar derbi i madh i Premier Ligës, ndërmjet Manchester United dhe Manchester City’t, i cili rezultoi me fitoren e mysafirëve me rezultat 1:2.
Mirëpo, cilat ishin pikat e dobëta të United dhe cilat janë pesë gjërat që mësuam nga kjo sfidë tejet interesante.
1. Manchester City tregoi lojë tejet sulmuese, përkundër mungesës së sulmuesit kryesor, Sergio Aguero
2. Jose Mourinho zgjodhi formacionin e gabuar. Inkuadrimi i talentit të madh, Anthony Martial nga fillimi i ndeshjes do të mund t’i ipte më shumë shpejtësi dhe dinamikë lojës së skuadrës vendëse.
3. Kevin De Bruyne i bëri me dije Jose Mourinhos se nuk e ka merituar të largohej në atë formë nga Chelsea disa sezone më parë, ku siç e dimë belgu nuk bënte fare pjesë në planet e strategut portugez.
4. Dy qender-mbrojtësit e Manchester United, Daley Blind dhe Eric Bailly nuk funksionuan si duhet, madje një gabim i Blind i kushtoi me gol skuadrës së tij.
5. Portieri i Manchester City’t, Claudio Bravo dështoi të arsyetonte përfshirjen e tij në skuadër. Ai bëri disa gabime me mbajtjen e topit, ku disa herë u rrezikua t’i merrej topi nga kundërshtarët. /Periskopi.com



