Pesë gjërat që duhet t’i dini kur mbushni 40-vjeç

Pesë gjërat që duhet t’i dini kur mbushni 40-vjeç

Ju nuk mund të ndryshoni partnerin tuaj, ose pranoni atë ashtu siç është, ose vazhdoni pa të. Hulumtimet kanë treguar se gratë e sotme të moshës 40 vjeçare ndjehen shumë më të lumtura dhe kanë vetëbesim të plotë se sa në të njëzetat e tyre, raporton Daily Mail.

Po ashtu, është treguar se 56% e grave më të moshuara se 40 vjet konsiderohen si më të reja në dukje, në krahasim me moshën e tyre.

Madje 88% e grave kanë vë në dukje se kurrë nuk do ishin ndjerë më mirë se sa tani në të dyzetat, dhe nuk iu pengon aspak ajo që kanë filluar të iu thinjen flokët dhe të shfaqen shenjat e tjera të plakjes.

Shumica e grave pohojnë se gjatë viteve kanë arritur të krijojnë marrëdhënie të forta seksuale me partnerin e tyre dhe këtë e konfirmojnë duke iu faleminderuar viteve që iu kanë sjellur siguri dhe vetëbesim.

Këtë duhet të kuptoni në momentin kur të mbushni 40 vjeç:

Gabimet janë të pashmangshme. Pranoni gabimet tuaja, harroni të komentoni rreth njerëzve tjerë.

Nuk jeni shumë e moshuar për një hedhje apo kërcim me parashutë, të mësoni notin, të bëni shaka të shumta, të shtireni si një budalla e çfarëdogjë tjetër që ju bën të ndiheni e lumtur.

Mos dëgjoni çfarë flasin fqinjët e lagjes, dëgjoni veten tuaj. Ata nuk e dinë se kush jeni, prandaj edhe nuk mund të flasin rreth jush.

Ndaloni së stresuari. Ju keni nevojë për shëndetin tuaj, ndërsa stresi e shkatërron atë.

Ju nuk mund të ndryshoni partnerin tuaj. Ose pranojeni ashtu siç është, ose vazhdoni pa të…

 

Shpërndaje në: