Pesë sfidat e mëdha të NATO-s në Samitin e Madridit

Pesë sfidat e mëdha të NATO-s në Samitin e Madridit

Samiti i NATO-s këtë javë vie në një kohë kritike në historinë 73-vjeçare të aleancës. Pushtimi rus i Ukrainës është cilësuar si shoku më i madh strategjik për Perëndimin që nga sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001. NATO është aleanca e vetme e aftë për të mbrojtur Evropën nga agresioni i mëtutjeshëm rus, por a ka ajo një strategji?

Aleanca përballet me një numër sfidash, duke filluar që nga sulmet hibride për destabilizimin e Ballkanit, militarizimi i hapësirës dhe çfarë të bëhet ndaj rritjes së fuqisë ushtarake të Kinës. Për herë të parë, ky Samit i NATO-s do të adresojë atë që e quan si “sfidat që Pekini shpërfaq për sigurinë tonë, interesat dhe vlerat tona”, tha Stoltenberg. Më posht janë çështjet më të ndjeshme që pritet të jenë në tryezë këtë javë.

Shmangia e eskalimit të luftës në Ukrainë

NATO përballet me një akt balancues. Aleanca më e fuqishme ushtarake e botës, e përbërë nga 30 shtete, tre prej tyre me armë nukleare (ShBA, Mbretëri e Bashkuar dhe Francë), nuk duan të shkojnë në luftë me Rusinë. Presidenti Putin ka përsëritur qëndrimin se Perëndimi ka një arsenal të fuqishëm bërthamor dhe qoftë edhe një përbalje e nivelit të vogël në nivel kufitar shpejt mund të eskalojë jashtë kontrollit.

 

Kështu që sfida më e madhe në katër muajt e fundit ka qenë dhe vazhdon të mbetet si të ndihmohet Ukraina të vetëmbrohet kundër këtij pushtimi të paprovokuar pa u bërë vetë pjesë e luftës.

Ruajtja e unitetitit mbi Ukrainën

Nëse Rusia do ta sulmonte vetëm Donbasin dhe jo të gjithë Ukrainën nga të tri anët, atëherë do të ekzistonte mundësia që ne nuk do të shihnim këtë unitet të jashtëzakonshëm të Perëndimit. Gjashtë pakot e sanksioneve të BE-së janë duke dëmtuar rëndë ekonominë e Rusisë dhe tani Gjermania ka anuluar projektin miliardaësh të gazsjellësit Nord Stream 2 që do ta sillte gazin rus në Gjermaninë veriore.

Sigurimi i Baltikut

Ky rajon ka potencialin të bëhet një pikë ndezëse në mes NATO-s dhe Rusisë. Këtë muaj Rusia kërcënojë me “kundërpërgjigje praktike” pasi që Lituania bllokoi transportin nga territori i saj drejt Rusisë të disa mallrave të sanksionuara nga BE. Estonia, Letonia dhe Lituania kanë qenë njëherë pjesë e Bashkimit Sovjetik. Sot, ato janë shtete të pavarura dhe të gjitha anëtare të NATO-s. Ato janë shumë të vogla për të shamngur një inkurzion të përqendruar nga një armatë ruse e rikonsoliduar. Liderët e Baltikut tani dëshirojnë së paku një division të forcave të NATO-s të stacionohen në secilin vend si një parandalesë serioze. Kjo duket se do të jetë një temë e nxehtë në Madrid.

Lejimi i Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar

Finlanda dhe Suedia, të dyja të rrezikuara nga pushtimi i plotë rus i një vendi sovran, kanë vendosur të largohen nga neutraliteti dhe të bashkohen në NATO. Aleanca është duke i pritur me krahë të hapur, por kjo nuk është kaq e thjeshtë. Turqia një vend anëtar që nga viti 1952, ka bllokuar anëtarësimin  e tyre për shkak të kultivimit të separatistëve kurdë që Turqia i cilëson si terroristë.

Rritja urgjente në shpenzimet për mbrojtje

Tani për tani, anëtarët e NATO-s janë të obliguara të shpenzojnë 2% të GDP-së së tyre për mbrojtje, por jo të gjitha të e bëjnë këtë gjë. Matjet e fundit nga SIPRI tregojnë se Shtetet e Bashkuara shpenzojnë 3.5% në mbrojtje dhe Britania e Madhe shpenzon 2.2%, kurse Gjermania vetëm 1.3%. Në anën tjetër, Rusia shpenzoi 4.1% të GDP-së së saj për mbrojtje.

Vendet duhet t’i rrisin shpenzimet në mbrojtje nëse ata duan që Rusia të parandalohet nga agresioni i mëtutjeshëm. Por zvogëlimet e vazhdueshme gjatë dekadave të fundit kanë ngritur shqetësime nëse NATO ka ende masa të mjaftueshme për të parandaluar një inkurzion të ardhshëm rus. /Periskopi/

Shpërndaje në: