Pesë skenarët e mundshëm pas “rebelimit” të Kurtit

Pesë skenarët e mundshëm pas “rebelimit” të Kurtit

Kurti, Lajçak, BE dhe SHBA janë në një situatë të sikletshme që është krijuar rreth dialogut (të lehtësuar nga BE-ja dhe përkrahur nga SHBAja). Kryeministri Kurti publikisht doli kundër ndërmjetësuesit Lajçak edhe pse ka pirë kafe e verë me të në Greqi e disa vende tjera deri më tash. Ai e ka njohur qe sa kohë por tash vendosi ta sakrifikojë ndoshta për të ju shmangur përgjegjësisë dhe pranimit që kishte bërë të Asociacionit në Ohër. Mjeshtër i krizave është. Ai thujase mbijeton nga një krizë në tjetrën. Por çfarë mund të ndodhë tani, cilat mund të jenë “scenariot” e mundshme?

  1. Paralizohet Dialogu, nuk zbatohet Asociacioni. Njëra palë nuk ka besim në ndërmjetësuesin, nuk mund të vazhdoj kështu dialogu. Në fakt Kurti e ka njohur mirë Lajçakun por e ka sakrifikuar që mos të zbatoj Asociacionin. E ka arritur cëllimin, por vetëm përkohësisht. Dialogu është bllokuar se BE nuk do e ndroj Lajcakun për hatrin e Kurtit.
  2. Serbia shfrytëzon rastin dhe zbaton njëanshëm asociacionin në terren. Kjo është një scenario e mundshme, për shkak se Vuçiq do thotë “Kurti nuk do dialog as marrëveshje. E kemi lutur gjatë, e shkatërroj dialogun”. “Nuk kemi zgjidhje tjetër por me e zbatuar vet”. Kështu mund të veproj Beogradi. Edhe në terren mund t’i aktivizojnë strukturat paralele dhe të krijojnë një realitet të ri. Lulzimi me shokë edhe mundet me mbetë i vetmuar në ndërtesë por strukturat paralele të Serbisë përmes Listës Serbe munden me kriju komunat e ‘veta’ dhe me e shpallë Autonominë e serbëve. Dialogu ka qenë një mekanizëm që e ka kontrolluar Serbinë dhe i ka zhbërë dhe integruar serbët lokal në institucione të Republikës së Kosovës. Tashmë ky progres i madh dhe thellë është shkatërruar. As nuk kemi serbët lokal në institucione, as nuk kemi dialog. Një situatë e mirë për Beogradin me shfrytëzu.
  3. Zgjedhje të Parakohëshme në Kosovë. Kjo mund të jetë një scenario dhe arsye tjetër mbrapa motivit të Kurtit. Ai nuk ka dashur me e zbatuar Asociacionin dhe shkon në zgjedhje. E zgjeron Qeverinë me një partner që eventualisht e merr timonin e dialogut. Në këtë scenario, asociacionin zbatohet por jo nga Kurti i vetëm, ai nuk e mbanë të gjithë përgjegjësinë. Në situata më ekstreme, Kurti nuk arrinë të bëjë koalicion me asnjë parti dhe me ndonje trik ‘kreativ’ mbetet jashtë qeverisë.
  4. Kthehet dhuna në veri. Kur nuk ka dialog, mundet me pas dhunë. Tash Beogradi mundet me i ‘rebeluar’ përsëri grupet e serbëve lokal që i kontrollon. Munden me u kthy skenat e dhunës dhe me u ashpërsuar. Kjo mundet me qenë hyrje për scenarion 2.
  5. Sanksionohet Kurti. Mundet me ndodhë që disa janë lodhur me pasigurinë e Kurtit. Kanë provuar gjithcka dhe nuk po ecën tashmë. Në këto rrethana munden SHBA dhe BE me u dakorduar që ‘Kurti nuk është partner i perendimit dhe me e shkëputë marrëdhëniet me të’. Deri tash ka pasur masa dhe sankcionet si vërejtje por nuk kanë japur rezultat. Ndoshta masa më direkte munden me qenë pjesë e lojës tashmë. Izolim i thellë. Edhe kjo situatë e shpie vendin në zgjedhje të parakohshme.

Zgjidhja më e mirë për Kosovën që mundet me qenë që Kurti mos me e marrë të gjithë përgjegjësinë mbi vete, se po shihet që nuk mund ta pranojë dhe bartë rezultatin që kërkon koha dhe rrethanat. Ai mundet ose me përfshi opozitën, presidenten dhe kryekuvendarin ose me kriju një ekip me krerët e LDK-së dhe PDK-së për dialog dhe vendim-marrje të lartë. Kjo e kishte shpëtuar Kosovën nga gjendja shumë e keqe ndërkombare që është. Rasti tjetër është me pas zgjedhje të parakohshme kur zgjerohet qeveria dhe futen më shumë partnerë në vendim-marrje. Sidoqoftë, e vetmja situatë e paqëndrueshme është kjo momentalja dhe aktualja. Kjo situatë në dijen time nuk mund të zgjasë kështu.

Shpërndaje në: