Pesë të vdekur dhe 276 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Pesë të vdekur dhe 276 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Pesë persona kanë vdekur dhe 276 raste të reja me COVID-19, nga 2 mijë e 720 testime, janë regjistruar në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, sipas Ministrisë së Shëndetësisë atje.

130 raste janë regjistruar vetëm në Shkup.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 249 pacientë të shëruar. Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 217 mijë e 301 raste, prej të cilëve 203 mijë e 574 janë shëruar, kurse 7 mijë e 641 kanë ndërruar jetë. Aktualisht vendi numëron 6 mijë e 086 raste aktive me koronavirus.

Shpërndaje në: