Pesë të vdekur nga zjarri në një shtëpi për të moshuar në Spanjë

Pesë të vdekur nga zjarri në një shtëpi për të moshuar në Spanjë

Në një shtëpi për të moshuar në periferi të Valencias shpërtheu një zjarr të mërkurën herët, duke lënë të vdekur pesë banorë, thanë shërbimet urgjente.

Departamenti i Zjarrfikësve tha përmes një postimi në rrjete sociale se zjarri nisi rreth mesnatës dhe për ta vënën atë nën kontroll u nevojitën përafërsisht dy orë, shkruan Reuters.

Rreth 70 banorë u evakuuan nga kjo shtëpi në Moncada, periferi veriore e Valencias, që është qyteti i tretë më i madh në Spanjë. Shtëpia kishte hapësirë për 100 persona.

Shërbimet emergjente thanë se njëmbëdhjetë persona janë dërguar në spital për shkak të thithjes së tymit.

Shkaku i zjarrit është duke u hetuar nga Departamenti i Zjarrfikësve dhe policia.

“Shenjat e para, sipas asaj që më thanë, tregojnë dy mundësi: një problem elektrik, me gjasë i lidhur me një bombol oksigjeni ose neglizhenca e një banori që ishte duke thithur cigare”, tha zjarrfikësi Martin Perez Aranda.

 

Shpërndaje në: