Pesë viktima në 24 orë nga koronavirusi në Shqipëri, dy pa sëmundje shoqëruese

Pesë viktima në 24 orë nga koronavirusi në Shqipëri, dy pa sëmundje shoqëruese

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se, gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 5 persona për shkak të COVID-19. Mes viktimave janë një 46-vjeçar nga Gjirokastra dhe një 48-vjeçar nga Tirana që nuk kanë pasur sëmundje të tjera.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 603 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 140 persona janë konfirmuar pozitivë. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është: 72 raste në Tiranë, 14 në Kavajë, 12 në Fier, 10 në Kamëz, 6 në Kukës, nga 4 raste në Krujë, Kurbin, Mirditë, nga 2 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Tepelenë, Bulqizë, nga 1 rast në Durrës, Lezhë, Lushnje, Vlorë.

Nga ana tjetër, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 101 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3480, që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 18 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

COVID-19 – Statistika (11 Gusht 2020)

Testime totale          47051

Raste pozitive          6676

Raste të shëruara    3480

Raste Aktive            2991

Humbje jete                205

(Qarku Tiranë 100, Shkodër 33, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 7, Korçë 6, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1, Gjirokastër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              1657

Durrës              360

Shkodër           253

Fier                  129

Vlorë                107

Lezhë               104

Korçë               99

Kukës              96

Elbasan           69

Berat                49

Dibër                35

Gjirokastër       33

Shpërndaje në: