Pesëdhjetë fermerë ferizajas marrin fidanë mjedre “me kancer”
Ekzekutivi i Komunës së Ferizajt nuk u ka besuar analizave të këtij Instituti, ndaj analizat e fidanëve i ka bërë në një laborator privat dhe në bazë të atyre dokumenteve është bërë shpërndarja.
Komuna e Ferizajt nga buxheti vetjak ka shpenzuar gjithsej 62 mijë euro për këtë produkt të fidanëve, i cili ka ardhur nga Serbia, ndërkohë një kopje të tiketës së ambalazhit e ka siguruar KD-ja.
Zyrtarët komunalë të Ferizajt janë arsyetuar se fidanët e mjedrës janë të shëndoshë, por Instituti Bujqësor i Pejës ka bërë ndonjë gabim gjatë punës me analiza.



