Peter Crouch: Diaz ndryshoi lojën, Liverpooli është me meritë në finale

Peter Crouch: Diaz ndryshoi lojën, Liverpooli është me meritë në finale

Skuadra e Liverpoolit ka arritur të kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti Villarrealin me rezultatin 2:3. (2:5)

Me Fabinhon, Diaz dhe Manen Liverpooli ndëshkuan edhe në gjysmëfinalen e dytë Villarrealin, duke siguruar biletën për në Paris, shkruan Periskopi.

Pas ndeshjes foli edhe ish-sulmuesi i Liverpoolit, Peter Crouch, ku tha se Diaz ndryshoi gjithë lojën dhe se ‘Reds’ u kualifikuan me meritë në finale.

“Luis Diaz ndryshoi lojën. Ai ishte fantastik sapo hyri në fushë. Një ndryshim i plotë i lojës. Për të dalë dhe për të luajtur ashtu siç bënë në pjesën e dytë – ata janë me meritë në finale. Ata janë në prag të madhështisë. Ka legjenda anembanë këtij klubi futbolli dhe janë me ta gjithmonë”, tha ai..

Shpërndaje në: