Peticion për një referendum të dytë, e nënshkruajnë 1 milion britanikë

Peticion për një referendum të dytë, e nënshkruajnë 1 milion britanikë

 

Ideja për të qëndruar jashtë Bashkimit Evropian po duket e frikshme për më shumë se 16 milionë britanikët të cilët votuan pro qëndrimit në BE në referendumin e 23 qershorit.

Ata kanë nisur një peticion duke kërkuar përsëritjen e referendumit. Deri tani, peticioni është nënshkruar nga 1 milion britanikë.

Edhe pse vetëm pak orë pas nisjes së nënshkrimit, ishin mbi 100 mijë britanikë që kishin vënë firmën e tyre në listë.

Sipas ligjeve britanike, mjaftojnë 100 mijë nënshkrues që kërkesa të sillet për diskutim në Parlament brenda një viti. /Periskopi/

Shpërndaje në: