Peticion për tërheqje të 30% nga Trusti

Periskopi.com Lajme

Gjatë ditëve të vikendit ka filluar nënshkrimi i peticionit nga qytetarët për tërheqjen e 30 për qind të Trustit në qytete të Ndryshme.

Sot organizatorët qëndruan në sheshin e Prishtinës, ku thanë se deri më tani janë mbledhur qindra nënshkrime dhe se presin shumë shpejtë që ky numër të arrijë në 10 mijë për t’u dërguar pastaj në Kuvendin e Kosovës.

Në sheshin “Nënë Terezë”, në Prishtinë, shihet një fluks i madh i qytetarëve për të nënshkruar peticionin. Sipas tyre, mjetet duhet të tërhiqen pasi kjo do të ishte një ndihmesë e madhe për ta. Adnan Jashari, organizatori i peticionit për tërheqjen e 30 për qind të Trustit, deklaroi se se interesimi i qytetarëve që të nënshkruajnë peticionin është jashtëzakonisht i madh.

Ndërsa ka thënë se ky peticion do të zgjasë dy javë, dhe pasi të ketë arritur numri i mjaftueshëm i nënshkrimeve do t’i dërgojnë në Kuvend. Qytetari Sejdi Ahmeti është pro tërheqjes së 30 për qind të Trustit. Ai ka thotë se populli është në krizë dhe duhet të miratohet ky ligj.

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, nënshkroi peticionin për tërheqjen e Trustit. Ajo deklaroi se vendi po ballafaqohet me një krizë ekonomike, gjersa akuzojë Qeverinë në pushtet se nuk po i ndihmon qytetarët e Kosovës për zbutjen e kësaj krize.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk votuan për projektligjin për tërheqjen e 30 % të mjeteve nga Trusti. Për këtë projektligj kanë votuar gjithsej 102 deputetë, prej tyre 44 pro, 57 kundër dhe 1 abstenim.