Peticioni i çuditshëm i fansit për finalen e Europa Leagues ka marrë vëmendje në rrjetet sociale

Periskopi.com Sporti

Fansat e Chelseat dhe Arsenalit kanë shumë të drejtë të jenë të jenë të frustruar me UEFA-n rreth problemeve që kanë ndodhur para finales së Europa Leagues.

Fakti se ndeshja luhet rreth 5000 kilometra larg, në Baku të Azerbajxhanit, nënkupton se shumë fansa nuk do të kenë mundësi të udhëtojnë, transmeton Periskopi.

Jo vetëm që nuk ka fluturime direkt nga Londra në Baku, por vetëm udhëtimi dhe akomodimi kushtojnë jo më pak se 1500 euro, transmeton Periskopi.

UEFA rezervoi vetëm nga 6000 bileta për të dy klubet, pavarësisht se Stadiumi Olimpik në Baku ka kapacitet prej 68,000 ulëseve.

Arsenal v Valencia - UEFA Europa League Semi Final : First Leg

Kështu që edhe nëse fansat e Arsenalit dhe Chelseat fluturojnë drejt qytetit, do ta kishin gati të pamundur të gjenin bileta.

Dhe pastaj problemi tjetër është me Henrikh Mkhitaryan, i cili është konfirmuar se nuk do të fluturojë me skuadrën për shkak se shteti nga vjen lojtari, Armenia, ka probleme politike me Azerbajxhanin.

Tani, është krijuar një peticion ku kërkohet që finalja e Europa Leagues të zhvendoset në ”Wembley”, në mënyrë që Mkhitaryan të luajë dhe më shumë fansa të Arsenalit dhe Chelseat të jenë prezent.

Deri tani, rreth 1900 persona e kanë nënshkruar atë, dhe ky numër vetëm sa do të shkojë duke u rritur. /Periskopi.com/

p1dbi48eok1qtj4cr1o84k3a1kg5f.jpg

Shpërndaje në: