Petkoviq: Deklaratat e Bislimit për Asociacionin janë kulmi i cinizmit, BE të reagojë

Periskopi.com Lajme

Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq ka thënë se deklaratat e fundit të kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, se “nuk do të formojnë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, janë kulmi i papërgjegjshmërisë dhe cinizmit dhe prishin drejtpërdrejt vazhdimin e dialogut me Beogradin”.

“Prandaj, ne kërkojmë nga Bashkimi Evropian, si ndërmjetës në dialog dhe garant i zbatimit të marrëveshjes, të reagojë ndaj mesazheve të tilla të rrezikshme nga Prishtina në lidhje me shkeljen e marrëveshjes dhe Asociacionit të Komunave Serbe”, tha Petkoviq, raporton Tanjug.