Petkoviq servili: E quan Kurtin ‘Hitler të Ballkanit’ kurse Vuçiqin ‘luan’ që lufton përballë tij

Petkoviq servili: E quan Kurtin ‘Hitler të Ballkanit’ kurse Vuçiqin ‘luan’ që lufton përballë tij

I ashtuquajtur drejtor për zyrën për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka hedhur akuza të rënda në adresë të kryeministrit të Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti.

Pasi Kurti e quajti Vuçiqin ‘Putini i vogël i Ballkanit’, Petkoviqi e quan kryeministrin tonë “Hitleri i vogël i Ballkanit’.

Sipas këtij të ashtuquajturi zyrtar serb për Kosovën, ‘Kurti ëndërron pastrimin etnik të serbëve nga rajoni i Kosovës’, siç e citojnë mediat serbe deklaratën e tij, përkthen Periskopi.

“Në ëndrrat dhe planet e Hitlerit, ai shqetësohet nga lufta e Aleksandër Vuçiqit si luan për të mbrojtur interesat e popullit serb në Kosovë”, ka thënë Petkoviq.

“Prandaj po i them Hitlerit të vogël se Aleksandër Vuçiqi do të jetë ankthi i tij sepse nuk do të lejojë pastrimin e serbëve të Kosovës”, citohet të ketë thënë Petkoviq./Periskopi

Shpërndaje në: