Petkoviqi: Lajçaku më tha se do të flasë me Kurtin dhe e lam ashtu, duket se nuk e bëri

Petkoviqi: Lajçaku më tha se do të flasë me Kurtin dhe e lam ashtu, duket se nuk e bëri

Drejtori i ashtëquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq ka thënë se Serbia synon që t’i organizojë zgjedhjet e 3 prillit edhe në Republikën e Kosovës.

“Përkundër faktit se Albin Kurti e pengoi referendumin në Kosovë, ne do të vazhdojmë të punojmë për mbajtjen e zgjedhjeve më 3 prill”, tha Petkoviq

“Duke folur për TV Prva, ai tha se dje morëm pjesë në një demonstrim të forcës së Albin Kurtit, i cili do të ketë “pasoja të paparashikueshme” për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Petkoviq shprehet  i zemëruar që Lajçak s’ka mundur të bind kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për të ndryshuar mendje.

“E thirra Miroslav Lajçak që të lirojë njerëzit, dhe OSBE-ja të marrë përsipër materialin dhe ta shpërndajë në komunitetet serbe. Ai tha se do t’i drejtohej Kurtit dhe kaq. Nuk mund të besoj se Perëndimi nuk mund të bëjë presion mbi Kurtin”, përfundoi Petkoviq.

Shpërndaje në: