Petkoviqit iu ndalua hyrja në Kosovë, MPJD tregon arsyen

Petkoviqit iu ndalua hyrja në Kosovë, MPJD tregon arsyen

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë që arsyeja e mosdhënies së lejes për të hyrë në Kosovë për drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, është për shkak të gjuhës që përdor ai.

Siç thuhet përmes sqarimit nga MPJD-ja, Petkoviqi është paralajmëruar që gjuha e përdorur nga ai bie ndesh me marrëveshjet dhe rrjedhimisht çon në refuzimin e kërkesave për të hyrë në Kosovë.

“Petkoviq në vazhdimësi është paralajmëruar që gjuha e përdorur nga ai bie ndesh me marrëveshjen dhe që përdorimi i përsëritur i kësaj gjuhe rrjedhimisht çon në refuzimin e kërkesave për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës”.

“Qëndrimet e përsëritura të Petkoviq ndaj Republikës së Kosovës kanë karakter tejet dezinformues, propagandues dhe synojnë nxitje të urrejtjes. Mosdhënia e lejes për vizitë, bazohet në mosrespektimin e përsëritur nga ana e Petar Petroviq të marrëveshjes lidhur me vizitat e ndërsjella të përfaqësuesve politikë, lidhur në Bruksel mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: