Petr Cech i ka ‘mahnitur’ futbollistët e Chelseat dhe stafin në stërvitje – zbulohen detajet

Petr Cech i ka ‘mahnitur’ futbollistët e Chelseat dhe stafin në stërvitje – zbulohen detajet

Fansat e Chelseat mbetën të shokuar të martën mbrëma, kur emri i Petr Cech u përfshi në listën e skuadrës me 25 lojtarë në Premier League.

Fansat fillimisht menduan se ishte një gabim, pasi Cech ishte pensionuar nga futbolli më 2019 dhe ka punuar si drejtor teknik i klubit që atëherë, transmeton Periskopi.

Mirëpo, Chelsea e konfirmoi se nuk ishte një gabim dhe 38-vjecari tash është pjesë e skuadrës së ”Të Kaltërve” si portieri i katërt.

Tash janë zbuluar detaje të tjera nga ”The Telegraph”. Raportohet se Cech, i cili do të vazhdojë të stërvitet në baza të rregullta, i ka ”mahnitur” futbollistët dhe Chelseat me paraqitjen e tij në qendrën stërvitore të klubit.

Raporti potencon se ”menjëherë u bë e qartë” se ai mund të luante në nivelin më të lartë ende.

Përgatitja e 38-vjecarit i bindi lojtarët dhe stafin se ai mund të luante ende, derisa Lampard publikisht tha se ish-bashkëlojtari i tij ishte pensionuar shumë herët. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: