Petrit Zogaj për Albin Kurtin: I paaftë si kryeministër, mashtrues si politikan

Petrit Zogaj për Albin Kurtin: I paaftë si kryeministër, mashtrues si politikan

Prej kohës sa është në pushtete Albin Kurti ka prodhuar veç skandale. Kështu po konsideron analisti, Petrit Zogaj, i cili i ka bërë një llogaritje negative ditëve në pushtete të kryeministrit Kurti. E ka quajtura edhe mashtrues.

Zogaj thotë se Albin Kurti ka qëndruar në pushtete sa Isa Mustafa dhe Ramush Hradinaj, dhe përkundër tyre, Kurti ka prodhuar veç skandale.

“Albin Kurit deri me tash ka qendru ne karrigen e kryeministrit afersisht sa kete pozite e ka mbajtur Isa Mustafa, 2 vjet e dicka, po ashtu aq sa KM ka qene Haradinaj, dhe dyfish me shume sesa Hoti. Ne asnjeren prej ketyre nuk kemi pare krizat qe KM Kurti i ka prodhu gjate kesaj periudhe. I paafte si kryeminister, mashtrues si politikan”, ka shkruar Zogaj.

Petrit Zogaj është një nga aktivistët e zëshëm të shoqërisë civile, komentues aktiv i politikave publike dhe ish drejtor i Lëvizjes FOL. /Periskopi/

Shpërndaje në: