Peugeot 208 i ri më i kushtueshëm se konkurrenca

Peugeot 208 i ri më i kushtueshëm se konkurrenca

Disa muaj më parë Peugeot prezantoi gjeneratën e re të qytetit kompakt 208, nga i cili ka pritshmëri të mëdha.

Dizajni tërheqës dhe teknologjia më e lartë garantojnë popullaritetin në mesin e klientëve, por efekti i kundërt mund të bëhet nga çmimi.

Sipas informacioneve të fundit, Peugeot 208 ka të ngjarë të jetë më i shtrenjtë se konkurrentët kryesorë të Ford Fiesta dhe Volkswagen Polo, transmeton KosovaPress.

Për shembull, në tregje të caktuara, Fiesta shitet për 17,400 euro, Polo 17,200 euro, ndërsa për modelin 208 pritet që çmimi fillestar të jetë rreth 17,700 euro në pajisjet aktive dhe motorin më të dobët benzinë 1.2 litra me 75 kuaj fuqi.

Versioni më i fuqishëm prej 99 kuaj fuqi do të ketë çmimin 18.900 euro, në pajisjet Allure me manual 20.520 euro dhe 21.700 euro me një transmetim automatik me tetë shpejtësi.

Në krye të ofertës do të jetë 208 GT-Line me 130 kuaj fuqi nga njësia 1.2-litra, e cila do të kushtojë 25,400 euro.

Sa i përket variantit të naftës, 208 do të vijë me motor 1.5-litra, i cili do të kushtojë 20.500 euro.

E-208 elektrik me 135 kuaj fuqi do të sillet nga 31.200 deri 36.200 euro, por në varësi të vendit, klientët do të marrin subvencione shtetërore, rreth 4.000 euro.

Peugeot 208 përshpejton nga 0 deri 100 km/h për 8.1 sekonda me autonomi 340 kilometra, derisa bateria ngarkohet në kapacitet 80 për qind për gjysmë ore me mbushësin e shpejtë 100 kW

Shpërndaje në: