Peugeot 308 i ri arrin vitin e ardhshëm

Periskopi.com Tech & Auto

Nëse merret në konsideratë cikli jetësor më i shkurtër i modeleve të makinave të sotme, Peugeot 308 aktual mund të konsiderohet veteran në treg.

Modeli aktual 308 ka qenë në prodhim që nga 2013, kështu që pritet që së shpejti ky model të ketë një pasardhës, transmeton KosovaPress.

Edhe pse u emërua vetura evropiane e vitit 2014, fama e këtij titulli tashmë është venitur, kështu që pavarësisht ridizajnimit nga 2017, makina duket pak e vjetruar sot. Sidomos nëse merret parasysh që ndërkohë, e gjithë gama e automjeteve Peugeot është rinovuar dhe se i është dhënë një identitet i ri vizual.

Siç zbulon Caradisiac jo zyrtarisht, pasardhësi i 308 është kryesisht në përgatitje dhe do të prezantohet në vjeshtën e vitit 2021, ndërsa varianti karavan do të debutojë në fillim të vitit 2022. Të dy automjetet do të kenë një dizajn të freskët, të modeluar në modelet 208, 2008 ose 508.

Lansimi i Peugeot 308 të ri do të jetë një sfidë e madhe për kompaninë franceze, pasi ky model i përket një prej segmenteve më konkurruese të makinave evropiane – klasa e automjeteve kompakt hatchback.

Në këtë kategori është VW Golf i padiskutueshëm, gjenerata e tetë e fundit, e së cilës sapo është prezantuar, dhe ka ende një relativisht të freskët në treg, Ford Focus, dhe disa rivalë të tjerë seriozë, si Renault Megane dhe Opel Astra, pa harruar rivalët e ri Toyota Corolla, Kia Ceed dhe Hyundai i30.

308 i ri do të përdorë një version të azhurnuar të platformës mekanike PSA EMP2, e cila do t’i lejojë të fuqizojë motorët me benzinë dhe naftë, si dhe një sistem nxitje hibride dhe plug-in. Është po ashtu premtuese një variant sportiv me mbi 300 “kuaj”, i cili do t’i kundërvihet Golfit të ri të paralajmëruar për këtë verë.

Shpërndaje në: