Pfizer dhe BioNTech po kërkojnë miratimin e FDA për të vaksinuar fëmijët nga 5 deri në 11 vjeç

Pfizer dhe BioNTech po kërkojnë miratimin e FDA për të vaksinuar fëmijët nga 5 deri në 11 vjeç

Pfizer dhe BioNTech po planifikojnë të bëjnë kërkesë te FDA (Food and Drug Administration), për të përdorur vaksinën e tyre anti-Covid019 edhe tek fëmijët e moshës 5 deri 11 vjeç.

Javët e ardhshme mund të jenë vendimtare mbi atë se cilat grupmosha duhet të jenë të vaksinuar dhe cilat jo.

Pfizer dhe BioNTech po planifikojnë që të kërkojnë leje nga FDA që gjatë javëve të ardhshme të vaksinojnë edhe fëmijët nga pesë deri në 11 vjeç, përcjell Periskopi.

Dr.Ozlem Tureci nga BioNTech ka thënë se vaksina do të jetë e njëjta që është aprovuar për të rriturit, vetëm se tek të vegjlit do të përdoret në doza më të vogla.

Aktualisht, dozat nga Pfizer janë aprovuar vetëm për ata që janë mbi 12 vjeç. Kjo ndodh në vendet evropiane dhe në ShBA.

Prindërit thuhet të jenë të ndarë 50/50 në qëndrimet nëse fëmijët e tyre duhet të vaksinohen ose jo.

Në ShBA, fëmijët përbëjnë 0.1% të viktimave. /Periskopi/

Shpërndaje në: