Pfizer dhe Moderna rrisin çmimet e vaksinave COVID-19 në BE

Pfizer dhe Moderna rrisin çmimet e vaksinave COVID-19 në BE

Pfizer dhe Moderna kanë rritur çmimet e vaksinave në kontratat e tyre të fundit të furnizimit me Bashkimin Evropian, raporton Financial Times, përcjell Periskopi.

Çmimi i vaksinës Pfizer ishte 15.50 euro ndërsa tani është rritur në 19.50 euro.

Çmimi i një vaksine Moderna në kontratat e mëhershme ishte  19 euro, ndërsa tani është 25.50 euro.

Komisioni Evropian tha të martën se, BE është në rrugën e duhur për të arritur një objektiv të vaksinimit të plotë të të paktën 70% të popullsisë së rritur deri në fund të verës.

BE ka thënë se në maj pret që të ketë marrë më shumë se një miliard doza vaksinash deri në fund të shtatorit,/PERISKOPI/

Shpërndaje në: