Phil Foden afër marrëveshjes me Man City – përgatitet oferta gjashtë vjeçare

Phil Foden afër marrëveshjes me Man City – përgatitet oferta gjashtë vjeçare

Phil Foden është e ardhmja e Manchester City dhe kombëtares së Anglisë.

Ylli në rritje i Manchester City duket se do të blindohet te ‘Citizens’ me kontratën e re që po i ofrohet atij.

Me marrëveshjen e re që pritet të nënshkruhet së shpejti, Foden do të bëhet nga të rinjtë më të shtrenjtë në botën e futbollit, bën të ditur ‘Goal’.

Foden ka edhe tri vite të mbetura në kontratën aktuale, por Man City dëshiron të rinovojë për një kontratë që shkon deri në vitin 2027.

Anglezi po aktivizohet me Guardiolan si ‘9 falso’, anësor i majtë, si 10, dhe gjitha këto bëjnë që ai të ketë rëndësi të madhe për skuadrën.

Mbetet të shihet se kur do të finalizohet marrëveshja për rinovimin e kontratës së re të Foden me Man City. /Periskopi/

Shpërndaje në: