Piatek ia siguron tri pikë Milanit, ndeshje pozitive për Rrahmanin dhe Kumbullën

Piatek ia siguron tri pikë Milanit, ndeshje pozitive për Rrahmanin dhe Kumbullën

Milani ka rrëmbyer pikët e plota në “Marc’Antonio Bentegodi, duke e mposhtur 0-1 Veronën. Për vendasit nga minuta e parë luajtën shqiptarët; Rrahmani dhe Kumbulla.

Milani ka vazhduar me fitore në Serie A.

Të besuarit e Marco Giampaolo kanë marrë tri pikë me shumë vështirësi në udhëtim te Verona, duke triumfuar me rezultat minimal, 0-1

Kuqezinjtë morën tri pikë falë një penalltie të fituar me ndihmën e VAR në minutën e 68’, të cilën e shndërroi në gol sulmuesi, Krzysztof Piatek.

Shpërndaje në: