Pijet energjike shkatërrojnë organizmin

Periskopi.com Shëndeti

Duhet t’ju ketë ndodhur të paktën një herë që të ishit aq të lodhur dhe pa gjumë sa të kërkoni për ndonjë pije energjike, pasi thjesht nuk e duronit dot ditën e punës.

Sidoqoftë, çfarë ndodh saktësisht në trup pasi të pini vetëm një kanaçe?

Dhjetë minutat e para – kafeina stimulon qarkullimin dhe rrit presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës.

Pas 15 minutash – përqendrimi rritet.

Pas gjysmë ore – përgjumja zhduket për shkak të presionit të lartë të gjakut dhe nxitimit të sheqerit.

Pas një ore – efekti energjik zvogëlohet dhe ju tashmë ndiheni të lodhur përsëri. Pirja fillon të heqë elementët e dobishëm nga trupi.

Pas gjashtë orësh – nivelet e kafeinës bien me 50 për qind

Pas 12 orësh – e gjithë kafeina zhduket. Saktësisht se sa kohë duhet për të ndodhur kjo varet nga aktiviteti juaj fizik dhe mosha.

Pas 24 orësh – konsumimi i rregullt i pijeve energjike shkakton dhimbje koke, nervozizëm dhe dispepsi. Ju nuk keni aspak energji.

Pas dy javësh – trupi mësohet me dozimin e rregullt të kafeinës dhe efekti i pijeve zvogëlohet. Problemet përfshijnë pagjumësi, shtim në peshë (për shkak të sheqerit), nervozizëm dhe mbindjeshmëri emocionale, rrahje të shpejta të zemrës dhe presion të lartë të gjakut.

Burimi më i mirë i energjisë është një mënyrë jetese e shëndetshme. Flini mjaftueshëm, luani sporte dhe hani mirë. Nëse jeni shpesh të lodhur, këshillohuni me një mjek.

 

Shpërndaje në: