Pika portokalli në ekranin tuaj të iPhone do të thotë se dikush po ju dëgjon

Pika portokalli në ekranin tuaj të iPhone do të thotë se dikush po ju dëgjon

Shumë përdorues të iPhone po vërejnë një pikë të vogël portokalli që shfaqet në pjesën e sipërme të ekranit të tyre pas azhurnimit në versionin më të fundit të iOS .

Pika portokalli është shtuar si një mënyrë për të dalluar shpejt nëse mikrofoni në iPhone është aktivizuar, shkruan Metro.co.uk.

Pra, çfarë është ajo? Përditësimi i ri i sistemit operativ iOS 14 të Apple vjen me një fokus të madh  në sigurinë dhe privatësinë.

Si pjesë e azhurnimit të ri të iPhone, Apple ka shtuar një dritë treguese që ju tregon kur një aplikacion po përdor mikrofonin dhe kamerën tuaj, dhe kjo vjen në formën e një pike portokalli ose jeshile, transmeton Telegrafi.

Kjo është e ngjashme me shumicën e laptopëve që ndezin një dritë të vogël për të treguar se kamera është në përdorim.

Duket e frikshme, por të shikosh pikën në pjesën e sipërme të ekranit nuk është një arsye për tu alarmuar në të gjitha rastet. Disa aplikacione duhet të përdorin mikrofonin tuaj (pikë portokalli) ose kamerën (pikën e gjelbër) në mënyrë që të funksionojnë.

“Një tregues shfaqet në pjesën e sipërme të ekranit tuaj sa herë që një aplikacion po përdor mikrofonin ose kamerën tuaj. Dhe në Qendrën e Kontrollit, ju mund të shihni nëse një aplikacion i ka përdorur ato kohët e fundit”, shkroi Apple.

Në mënyrë që të fitoni qasje në funksion, do të duhet të azhurnoni në iOS 14.

Këtu është lista e plotë e modeleve të iPhone që mund të marrin versionin e fundit iOS:

iPhone 11

iPhone 11 Pro

iPhone 11 Pro Max

iPhone XS

iPhone XS Max

iPhone XR

iPhone X

iPhone 8

iPhone 8 Plus

iPhone 7

iPhone 7 Plus

iPhone 6s

iPhone 6s Plus

iPhone SE (gjenerata e parë)

iPhone SE (gjenerata e dytë)

iPod touch (gjenerata e 7-të).

Shpërndaje në: