Pilotët amerikanë i raportojnë Pentagonit se kanë parë UFO-t (Video)

Pilotët amerikanë i raportojnë Pentagonit se kanë parë UFO-t (Video)

Disa pilotë të forcave Detare Amerikane kanë raportuar se kishin parë UFO ndërsa po trajnoheshin në Bregun Lindor më 2014 dhe 2015, i thanë së fundi gazetës New York Times.

Pilotët i thanë gazetës prestigjioze amerikane se “panë objekte të çuditshme” që po fluturonin me shpejtësi supersonike në baza ditore derisa po trajnoheshin në avionmbajtësen Theodore Roosevelt, raporton Periskopi.

“Këto gjëra do të ishin aty gjithë ditën,” tha Leitnanti Ryan Graves, që kishte punuar me Forcën Detare për 10 vjet dhe që më tej deklaroi se i kishte raportuar këto gjëra te Pentagoni dhe në Kongres.

“Të mbash një avion në ajër kërkon një masë të madhe energjie. Me shpejtësinë që observuam, 20 orët në ajër është 11 orë më gjatë se që kishim pritur.”

Objektet e paidentifikuara fluturuese [UFO] ishin parë duke bërë manovra që ishin “përtej limiteve fizike”. /Periskopi

Shpërndaje në: