Pilulë kontraceptive për meshkuj që e bllokon spermën

Pilulë kontraceptive për meshkuj që e bllokon spermën

Pilula kontraceptive nuk ul dëshirën seksuale te meshkujt.

Para disa muajsh është testuar pilula e parë kontraceptive për meshkuj dhe atëherë është treguar që te shumica e meshkujve të testuar, ajo ka shkaktuar depresion, ulje të libidosë, akne të shtuara, dhembje të muskujve dhe ka shkaktuar ndryshim të shpeshtë të gjendjes shpirtërore.

Prandaj është bërë edhe testimi i dytë në 83 meshkuj madje në periudhën prej një muaj e gjysmë dhe këtë herë ka kaluar me sukses.

Pilula kontraceptive nuk ul dëshirën seksuale te meshkujt. Është e njohur si “dimethandrolone undecanoate” dhe përbëhet nga thartirat yndyrore zinxhir të gjata të cilat ngadalësojnë procesin e shpërbërjes. Prandaj është e mjaftueshme të merret një herë në ditë.

Pilula e meshkujve funksionon njësoj si edhe ato për femra, gjë që do të thotë që kombinon aktivitetin e androgjenit – hormonit mashkullor si p.sh. testosteroneve dhe progestineve.

Rezultatet kanë treguar që te meshkujt, të cilët kanë përdorur pilulën prej 400 mg, janë shfaqur sasi më të vogla testosteroni, mirëpo vetëm nëse pilulën e kanë konsumuar bashkë me ushqimin.

Secili nga meshkujt e testuar ka fituar pak në peshë, ndërkaq është shënuar edhe ulje të nivelit të kolesterinës së mirë.

“Shumica e meshkujve kanë thënë që do të dëshironin të merrnin pilulën ditore si kontracepsion reversibil, por jo injeksionin me efekt afatgjatë”, thonë ekspertët.

Shpërndaje në: